Në Deçan vendoset tenda para QKMF-së për identifikimin e rasteve të dyshimta me COVID-19

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan ka vazhduar aktivitetet në kuadër të përpjekjeve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia COVID 19. Në hyrje të objektit të QKMF-së ,,Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, FSK në bashkëpunim me Shtabin Emergjent, kanë vendosë tendën me qëllim të identifikimit të hershëm të rasteve të dyshimta me koronavirus. Këtu pacientët e kanë kontaktin e parë me mjekun. Në këtë pikë identifikohen rastet e dyshimta dhe ato menjëherë izolohen fatmirësisht deri me tani nuk kemi ndonjë rast. QKMF është e përkushtuar që me gjithë potencialin që kanë, të japim krejt atë që është e mundur në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Një kujdes i veçantë është duke iu kushtuar mbrojtjes së pacientëve të cilët vijnë për shërbime tjera dhe të cilët nuk duhet t’i ekspozohen rrezikut eventual për infeksion. Komuna e Deçanit apelon tek qytetarët që t’i përmbahen masave të ndërmarra nga Shtabi Emergjent në Deçan dhe Qeveria e Kosovës. Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus, të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 038/200 80 800. QKMF në Deçan ne këta Nr. 0390361305 & 045120662 ose Shefin e Shtabit Izet Zenuni 045 12 07 00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …