leoni

Në Deçan u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Xhevat Ibërhysajt

Në Sallën e Kuvendit komunal në Deçan të enjtën u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të ish punëtorit të Administratës komunale, Xhevat Ibërhysaj. Me këtë rast kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj ka thënë në fjalën e tij se me dhimbje dhe respekt të thellë, jemi mbledhur sot për të nderuar jetën dhe veprën e mikut tonë, Xhevat Iberhysaj.

Xhevati ishte i burgosur politik, aktivist i çështjes kombëtare, anëtar i Këshillit për Financim të Arsimit Shqip, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare dhe punëtor i Administratës Komunale në Deçan.

Do e kujtojmë përherë si shok e bashkëpunëtor i pakrahasueshëm, familjar e prind i përkryer, e mbi të gjitha do e kujtojmë për pozitivitetin që ka përcjell gjithë jetën.

Jeta dhe vepra e Xhevat Iberhysaj do të mbetet e paharruar!

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij, tha në fjalën e tij i pari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Me shumë dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Xhevat Iberhysaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me shumë dhembje ka pranuar lajmin për …