Në Dejnë dhe në Dobidol të komunës së Rahovecit, u kujtuan  dëshmorët dhe martirët

Sot në Dejnë dhe në Dobidol të komunës së Rahovecit u kujtuan dëshmorët dhe martirët. Në Dobidol, u kujtua me nderim dëshmori i kombit, Mark Sopjani, i cili ra më 4 shtator 1998. Në Dejnë, u kujtua me nderim dëshmori Arben Bytyçi, i rënë po ashtu më 4 shtator 1998. Kanë kaluar 26 vjet nga tragjedia në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, ku predhat e artilerisë serbe morën jetët e Leonora Bytyçit dhe të vëllait të saj, dëshmorit Arben Bytyçi. Aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi, dhe fëmija 15-muajsh, Driton Hoti. Në Liskofc mbetën të plagosur edhe 56 të tjerë. Dejni i ka dhënë luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi, dhe Qemajl Bytyçi, si dhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të cilat nuk kanë qenë më parë të përfshira në sistem

Në fshatin Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, …