Një dosje kundër ish-kryeprokurorit të Gjykatës Specile kundër UÇK-së, në Hagë, Xhek Smith, është ngritur në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen e krimeve financiare, Xhon Monihan. Sipas dosjes, evidentohet se Xhek Smith ka udhëhequr një skemë korruptive lidhur me Gjykatën Speciale të Hagës. Në tekst është pretenduar se ish-prokurori special për hetimin dhe ndjekjen penale të ish-krerëve të UÇK-së ka kërkuar ryshfet 100 milionë dollarë nga një kryetar shteti, në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin kryetar shteti dhe cilin rast bëhet fjalë, edhe pse aludimi është fare i qartë. Krejt kjo është vetëm bazuar në dokumente, të cilat ende nuk janë vërtetuar. Edhe Pol Sperri, gazetar dhe analist i tabloidit konservator amerikan, Nju Jork Post, ka njoftuar se tashmë në Departamentin e Drejtësisë është dorëzuar një dosje kundër Xhek Smithit, në të cilën pretendohet se ai është përfshirë në një skemë të zhvatjes së miliona dollarëve nga individë të pasur, për t’i liruar nga akuzat për krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …