Në departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë u mbajt Simpoziumi shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç “

Në Rahovec është mbajtur Simpoziumi shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç ”, ky simpozium është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, seksioni i Shkencave natyrore dhe teknike si dhe institucioneve tjera të kësaj natyre. I pranishëm në këtë simpozium ishte edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i DPZHR-së Berat Duraku. Kryetari Latifi me një fjalë rasti drejtuar të pranishmëve foli për gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalon Komuna e Rahovecit, gjendje kjo e shkaktuar nga shirat dhe breshëri duke shpresuar që do gjejnë mbështetje brenda mundësive buxhetore që i ka MPZHR.  Kryetari Latifi tha po ashtu që beson se do të ketë  vlerësim sa më të drejtë në shpërndarjen e subvencioneve, kërkesa këto që siç tha Kryetari Latifi janë adresuar edhe në MPZHR pasi që prezent në simpozium ishte edhe Minsitri i MPZHR-së Nenad Rikalo. Simpoziumi është një mundësi më tepër për rritjen e bashkërendimit, nxitjen e prodhimit e përfitimit ekonomik, më të mirë midis institucioneve të veprimtarive për vreshtarinë e verëtarinë mbarë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …