Në dhjetë ditët e fundit, 7 të shëruar dhe 1 rast i ri me covid në Malishevë

Në dhjetë ditët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19 dhe është regjistruar një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHKP-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin  e rregullt me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me covid në Komunën e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4263 raste, prej tyre 4175 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid është 1 rast.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …