Covid

Në disa vende, përhapja e virusit KOVID-19 po shënon rënie, në disa vende ngadalësim

Agjenci ndërkombëtare që merren me statistika kanë njoftuar se nga të dhënat e analizuara për përhapjen e virusit KOVID-19 mësohet se ka një rënie të përhapjes së këtij virusi në nivel global. Njoftohet se në vendet me rritje të jashtëzakonshme të përhapjes së këtij virusi, si Italia dhe Spanja, tani ka një rënie të përhapjes së tij ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i përgjithshëm ditor i infeksioneve të reja ka mbetur kryesisht i qëndrueshëm në javën e kaluar. Duke i komentuar këto të dhëna, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge theksoi se ka arsye për të qenë optimistë, por që vendet si Britania e Madhe, Rusia dhe Bjellorusia do të vazhdojnë akoma të shqetësojnë me situatën e tyre. “Javët e ardhshme do të jenë kritike për Evropën,” shtoi ai, ndërsa paralajmëroi se çdo veprim për t’i dhënë fund bllokimeve duhet të merret gradualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …