leoni

Në ditën botërore të zjarrfikësve, kryetari Muharremaj ndanë mirënjohje për NJZSH-në

Me rastin e ditës botërore te zjarrfikësve, kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka vizituar Njësinë për zjarrfikje dhe shpëtim në Suharekë, ku ka uruar anëtarët e kësaj Njësie dhe ka ndarë mirënjohje për punën e palodhur dhe aktivitetin që ata kanë zhvilluar. Kryetari Muharremaj, me këtë rast edhe ka premtuar se do të angazhohet për ndërtimin e një qendre për zjarrfikës në Shirokë, me ndërtesë të re dhe moderne dhe me një hapësirë të mjaftueshme. Ai gjithashtu ka thënë se do të paguhet ndërrimi i natës dhe se do të punësohen edhe 8 persona për punë sezonale dhe atë shumë shpejtë.  Shefi i kësaj njësie Vehbi Krasniqi, ka falënderuar kryetarin Muharremaj dhe ka thënë se je kryetari i parë që vjen dhe na uron ditën tonë, më herët asnjëri nuk e ka bërë këtë, për ditën botërore të zjarrfikësve. Më pas Krasniqi ka fol për kushtet e vështira me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Suharekë dhe për mungesën e stafit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …