Për dallim nga kryesuesit institucionalë, të cilët edhe kësaj anashkaluan të përmendin çlitimtarët dhe liri-bërësit e Losovës. kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka përmendur ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë. Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur për nder të Ditës së Çlirimit, ai ka thënë se lufta për liri e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi nuk është ndalur kurrë. Këto 25 vite na kanë mësuar se liria nuk është kurrë e garantuar dhe nuk mund të merret si e mirëqenë. Për të duhet luftuar dhe atë duhet mbrojtur çdo ditë. Për të duhet punuar ndershëm e me zell, që ta ua kalojmë brezave pasus si trashëgimi. E kush e di këtë gjë më mirë se ne këtu, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe shokët e tyre në Hagë që kanë thuajse katër dekada që luftojmë për liri dhe mbrojtjen e saj. Që nga protestat studentore e popullore në vitet e 80-ta, në celulat e para të krijimit të UÇK-së në fillim viteve 90-ta, lufte e tyre çlirimtare në fund të viteve 90-ta, në përpjekjet e jashtëzakonshme për pavarësi në dekadën e parë të këtij mijëvjeçari”, ka thënë Memli Krasniqi.
