leoni

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës kryetari Latifi ndanë mirënjohje post-mortum, me motivacion: “Për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, në Kompleksin Përkujtimor në Gradish të komunës së Rahovecit, në koordinim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Rahovec, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka nda mirënjohje post-mortum, me motivacion: “Për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”, për 166 ish-ushtarët dhe kontribuesit në luftën e fundit. Me këtë rast kryetari latif tha se, veprimtaria e ushtarëve tanë është udhërrëfim për brezat, prandaj si të tillë duhet të bëjmë përpjekje për ruajtjen e kësaj trashëgimie kombëtare. Të bëmat e shumë ushtarëve e kontributdhënësve do të shërbejnë si gurë kilometrikë, që matin arritjet tona drejt realizimit të aspiratave të kombit shqiptar. Sakrifica dhe rrugëtimi luftarak e jetësor i tyre, mirënjohja për vëllezërit, baballarët dhe të gjithë qëndrestarët e kombit nga të gjitha trojet shqiptare, meritojnë përkulje dhe nderim të pafund. Falë këtyre sakrificave dhe vendosmërisë tonë, do të çmohemi e të vlerësohemi nga ata që vijnë pas nesh. Dëshmorët, luftëtarët dhe liria janë vlera më sublime e një kombi, prandaj këtë pasuri kombëtare duhet ta ruajmë e ta kultivojmë. Respekt për të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e trojeve tona, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …