Në Ditën e Çlirimit të qytetit të Deçanit, u bë hapja e Panairit Veror Deçani 2023, organizim ky që i shtoj bukurinë dhe gjallëroj qytetin e Deçanit. Dita e Çlirimit të Deçanit, këtë vit na gjeti më të bashkuar se kurrë, me vëllezërit tanë nga të gjitha trevat ku flitet shqip, të cilët na nderuan me prezencën e tyre e i shtuan vlerë Ditës së Çlirimit dhe bukuri panairit, ku prezantuam potencialin tonë turistik si dhe trashëgiminë dhe vlerat tona kulturore, ushqimin tradicional e punime të ndryshme artizanale. Nderë e kënaqësi që në qytetin tonë patëm miq si, kryetari i komunës së Gornja Stubica, Kroaci, z. Jasmin Krizmanić, kryetari i Pukës, z. Rrok Dedaj, kryetari i Bujanovcit, z. Nagip Arifi, kryetari i Lezhës, z. Pjerin Ndreu, kryesuesi i Kuvendit të Ulqinit, z. Haxhi Sylejmani me kolegë, kryetarja e Kurbinit, znj. Majlinda Shqalsi Cara, e shumë miq tjerë të çmuar, ka thënë kryetari Ramosaj.