leoni

Në Ditën e Çlirimit të Rahovecit, kryetari Latifi bënë homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve në Rahovec

Në Ditën e Çlirimit të Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë të UÇK-së, familjarë të të rënëve për liri dhe qytetarë të shumtë, bënë homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Rahovec, ku u përulën para emrit dhe veprës së tyre. Kryetari Latifi me këtë rast tha se, pa gjakun e derdhur dhe luftën heroike të UÇK-së, nuk do të vinte 14 qershori – Dita e Çlirimit! Jetët e dhëna për lirinë, në thelb, krahas dhimbjeve të mëdha kanë edhe lavdinë dhe krenarinë, të cilat i japin peshën krejt historisë tonë të vështirë, të mundimshme, por edhe tragjike. Prandaj, kujtesa jonë historike duhet të rifreskohet, që të mos na përsëriten dhimbjet e humbjet e reja. Prandaj, ndërtimi i jetës së re me kujdes dhe me përkushtim është ndër detyrimet që i kemi ndaj të ardhmes. Tashmë kur shija e lirisë që ka filluar të ndjehet gjithnjë e më tepër, le të shpresojmë se njerëzit e këtij vendi do të dinë ta çmojnë dhe vlerësojnë sakrificën e njerëzve dhe përkushtimin e tyre për liri.

Lavdi të rënëve për liri!

E gëzofshim lirinë ndër shekuj! Tha kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …