Me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane,kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe udhëheqës komunal, kanë organizuar një ndejë për përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, respektivisht Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Me këtë rast, kryetari Haliti duke iu uruar Ditën e Falënderimeve të gjithë pjestarëve të KFOR-it amerikan, ka çmuar lartë kontributin e shtetit dhe popullit amerikan për Kosovën në kohërat më të vështira, por edhe tani në periudhën e shtet ndërtimit. Kryetari Haliti, poashtu tha se Kosova në përgjithësi, e po ashtu edhe komuna e Vitisë, nuk harron miqtë e saj e sidomos shtetin më demokratik në botë që ka kontribuar shumë për vendin tonë. Edhe përfaqësuesi i Ekipit Monitorues të KFOR-it amerikan, togeri Miller, është shprehur falënderues për qytetarët vitias dhe aktivitetin e organizuar nga komuna e Vitisë me rastin e Ditës së Falënderimeve, duke theksuar se pavarësisht që për shumicën prej nesh është hera e parë që jemi larg familjeve, mikëpritja nga miqtë në këtë ditë kaq të veçantë për ne, po na bën të ndjehemi si në shtëpi.
Më pas në shenjë falënderimi për miqësinë dhe bashkëpunimin, kryetari Haliti ka nderuar z. Miller me një mirënjohje.