Në Ditën e Flamurit takohen virtualisht ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Në Ditën e Flamurit takohen virtualisht ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Në këtë 108-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i veçantë është fakti se drejtues të Ministrive të Jashtme të tre vendeve në Ballkan janë shqiptarë. Ditën e sotme, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bashkë me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministren e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një video telefonatë të përbashkët. Në një reagim në rrjetin social, lidhur me video-telefonatën, Kryediplomati Cakaj u shpreh se me homologët e tij, e nisën këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi, bashkëndjenjë të thellë e vetëdije të plotë për rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar dhe, natyrisht, me urimet më të përzemërta për çdo shqiptar, kudo në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …