Në Ditën e Kushtetutës, LDK-ja ka paraqitur shtatë shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria-Kurti dhe nga Kuvendi i Kosovës. Shkeljen e parë e kanë renditur atë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nga ministrja Albulena Haxhiu. Shkelje kushtetuese LDK-ja e ka cilësuar edhe ndërhyrjen në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim, nga ministrja Arbërie Nagavci. Sipas LDK-së, ministri Xhelal Sveçla ka bërë dy shkelje kushtetuese. Bëhet fjalë për Ligjin për Paga dhe Ligjin për zyrtarë publikë. Ministrja Rozeta Hajdari, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit të Tregut. Shkarkimi i 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, sipas LDK-së janë po ashtu shkelje kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …