Në kohën kur liderët e rajonit po arrinin njëri pas tjetrit në Tiranë për samitin, BE-Ballkani Evropian, Partia Demokratike e Sali Berishës ka mbajtur protestën sikur thotë ai pro Samitit dhe Bashkimit Evropian, por kundër kryeministrit, Edi Rama. Ndërkohë, gjatë protestës një person, i identifikuar si Gert Sheu, 31 vjeç që ishte në mesin e turmës, kishte arritur në ballin e protestës dhe ka goditur me grusht në fytyrë, Sali Berishën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Berisha është gjakosur pas goditjes. Sipas mediave në vendngjarje, goditja ishte e qëllimshme. Salih Berisha ishte përplasur përtokë pas goditjes, ndërsa personi që e qëlloi u godit më pas nga truprojat e Saliut dhe disa protestues. Berishës i është dhënë ndihma e parë, por ka pësuar gërvishtje në fytyrë. Pas incidentit, Berisha dhe Meta kanë vazhduar protestën.
