Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Kryetari Latifi, ka qëndruar te Kompleksi përkujtimor në Krushë të Madhe

Sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka qëndruar te Kompleksi përkujtimor në Krushë të Madhe për të përkujtuar e nderuar të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë në përballje me forcat pushtuese serbe. Kryetari Latifi me këtë rast tha se, në Reçak ndodhi masakra mizore, 23 vjet më parë. Serbia në Reçak e në Kosovë, vetëm në vitet 1998 e 1999, në mënyrë të planifikuar, ka kryer krime të tmerrshme dhe masive në Krushë të Madhe e në 9 vendbanime tjera vetëm në komunën r rahovecit, e mbi 400 masakra në Kosovë. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë fashiste, e cila kreu krime barbare mbi shqiptarët e Kosovës, në përpjekje për t’i zhbirë shqiptarët nga trojet e Veta. Krimet gjenocidiale të Serbisë mbeten të pandëshkuara edhe sot nga drejtësia, ndërkohë që edhe pas dy dekadave nga përfundimi i luftës, nuk dihet për fatin e mbi 1,600 të zhdukurve të luftës. Asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi për të gjithë fëmijët, gratë, pleqtë e burrat që u masakruan pamëshirshëm nga ky shtet që as sot nuk heq dorë nga politikat gjenocidiale. Vënia në vend e drejtësisë është e vetmja mënyrë për të qetësuar zemrat e familjeve, të afërmve të viktimave dhe të gjithë shqiptarëve që pësuan nga barbaria e Serbisë. Lavdi të gjithë të rënëve! Është shprehur kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …