Në Ditën e Shkollës në Likoc, kryetari Jashari jep lajmin për ndërtimin e palestrës sportive dhe bibliotekës

Në fshatin Likoc është kremtuar 94-vjetori i themelimit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fehmi Rama”, në një atmosferë festive, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, drejtorët komunal, gjeneralë të FSK-së, nxënësit, prindërit dhe banorët e fshatit. Në fjalimin e tij, kryetari Jashari, fillimisht ka uruar nxënësit dhe kolektivin për ditën e shkollës, dhe më pas ka kumtuar lajmin për dy projekte që do të fillojnë të realizohen gjatë këtij viti, ndërkaq bëhet fjalë për palestrën sportive dhe bibliotekën. Kryetari Jashari ka porositur fëmijët të përkushtohen më shumë në mësime, duke iu premtuar kushte të përshtatshme për procesin edukativo-arsimor.

Pas fjalimeve, nxënësit e shkollës kanë paraqitur një program të pasur artistik, me këngë, valle e recitime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …