Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës kanë organizuar “Ditën e hapur”. Sot qytetarët e interesuar kanë mundësi t’i shohin prej afër pajisjet e armatimet e Forcës së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Po ashtu para qytetarëve do të mbahen edhe demonstrime, e aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet luftarake të FSK-së.
