Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Uashingtoni zyrtar ka përforcuar luftën kundër kësaj sëmundjeje të pashërueshme të botës kapitaliste. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken njofton për sanksione të reja dhe ndalesa për të udhëtuar drejt Amerikës për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Blinken ka deklaruar se do krijohet edhe një zyrë për një Koordinator kundër Korrupsionit global. Ai ka bërë me dije se synon të marrë sanksione kundër 11 zyrtarëve e ish zyrtarëve që kanë kryer korrupsion, ndërsa ka publikuar edhe 5 emra konkret që tashmë sapo janë shpallur të pa përshtatshëm për të hyrë në Amerikë. Nga ana tjetër zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka publikuar 15 emra personash dhe subjekte të tjerë të shpallur “Non Grata”, shtrirja është nga Europa, Amerika Qendrore e deri në Afrikë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …