Autizmi është një çrregullim që karakterizohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror dhe sjellje të shpeshtuara dhe rreze të kufizuara interesash. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, nxënësit e shkollës mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë kanë organizuar aktivitete ndërgjegjësimi për autizmin, ku të pranishëm ishin shumë pjesëmarrës, nxënës, kryetari i komunës dhe zyrtarë të tjerë. Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Rexhep Bogu theksoi se ky nuk është aktiviteti i vetëm që nxënësit e kësaj shkolle organizojnë, dhe se kanë respekt të jashtëzakonshëm për këta fëmijë. Mësuesja Luljeta Kurhasani, organizatore e këtij aktiviteti, tha se fëmijët do të shkojnë në qendër të qytetit për të kërkuar aktivizimin e klasës së bashkangjitur për autizëm në këtë shkollë. Ndersa kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, theksoi që brenda këtij muaji do të bëhet zgjedhje për këta fëmijë dhe nuk do të organizojnë në vende të tilla.
