Fehmi Mehmeti: BQK ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbyllje totale

Në Ditën Ndërkombëtare të Bankave, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, vlerëson lartë punën e sektorit bankar

Në Ditën Ndërkombëtare të Bankave, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka vlerësuar lartë përpjekjet e sektorit bankar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, sjelljes së inovacionit dhe modernizimit të vazhdueshëm të shërbimeve. Përgjatë viteve, sektori bankar është rritur, është bërë konkurrues, tërheqës për investime, por edhe i besueshëm te qytetarët dhe ekonomia. Vlen të theksohet angazhimi i pakursyer i këtij sektori që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë, ku përmes bashkëpunimit është arritur që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në njërën anë dhe në anën tjetër duke e mbajtur sektorin bankar të sigurt dhe likuid.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …