Vetëvendosje

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Ajo përmes një komunikate për shtyp vlerëson se nuk mund të jetë demokratik shteti që arreston deputetët dhe lufton opozitën. Demokracia do të triumfojë vetëm me zërin e qytetarëve të vendosur, sikur në protestat kundër “Zajednicë” dhe kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Demokracia është hapësira dhe përmbajtja që u garanton të drejta, barazi dhe mirëqenie qytetarëve, të cilat po mungojnë në Kosovë.  Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ky pushtet që ironikisht, ligjërimin e ka të mbushur me fraza mbi demokracinë, përparimin, prosperitetin, mendimin ndryshe, ka arrestuar për 12 muaj më shumë se 400 aktivistë vetëm pse mendojnë ndryshe nga Qeveria. Aktivistët e arrestuar, në shumicën e rasteve janë rrahur brutalisht për kundërshtimin e projekteve që donin të kalonin pa pikë transparence.Në raportin e fundit të organizatës Freedom House ku flitet për Kosovën, shteti jonë zë vendin më të keq në Ballkan, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …