Qindra të rinj, nga të gjitha komunat e Kosovës, sot para Qeverisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse të cilat kanë rënduar tej mase shumë rininë e vendit. “Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, dhe shumë parulla të tjera u shfaqën gjatë kësaj proteste, të cilat, dëshmojnë më së miri për premtimet e pa mbajtura të kësaj Qeverie në raport me rininë, por edhe politikave të cilat kanë dëmtuar të tashmen dhe të ardhmen e rinisë tonë. Arbnora Salihu, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festoj, por të protestoj ndaj një Qeverie e cila nuk e ka prioritet rininë. Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rijnë nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë, çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj, të rinjtë e Kosovës, sot për sot nuk kanë kurrfarë arsye për të festuar, por vetëm për të protestuar, saktësoi Arbnora Salihu.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …