Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia e PDK-së ka organizuar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke mbajtur përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin masiv të të rinjve nga vendi. Me moton “Rinia po ikë, Albin Kurti?”, kjo organizatë ka akuzuar qeverinë për dështimin në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për humbjen e shpresës te rinia kosovare. Sipas PDK-së, mbi 200 mijë qytetarë, kryesisht të rinj, kanë lënë vendin në tri vitet e fundit, një fenomen që ata e lidhin drejtpërdrejt me politikat e dështuara të qeverisë aktuale. Rinia Demokratike e Kosovës kërkon që qeveria të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje, duke theksuar se ka ardhur koha që Qeveria Kurti të “ikë në shtëpi” për shkak të dështimeve të saj në ofrimin e një perspektive të qëndrueshme për të rinjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …