Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, mbahet takimi i rregullt për komunitete në Mitrovicë

Grupi Punues Komunal për Kthim, ka mbajtur takimin e radhës, organizuar nga ZKKK, përkatësisht koordinatori për kthim në Komunën e Mitrovicës, Bedri Sadiku.

Në  këtë takim morën pjesë Eroll Zekerija, nënkryetar i komunës së Mitrovicës  për komunitete, Elizabeta Bajrami, zyrtare për kthim dhe komunitete, përfaqësuesi i Lagjes së Romëve, Qazim Gushani, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare UNHCR,  KFOR, CRPK si dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Mitrovicës.

Në  këtë takim është folur për kthimin e romëve në lagjet ku kanë lindur dhe kanë jetuar më parë, për krijimin e kushteve më  të mira për jetesë dhe mbështetjen nga institucionet dhe organizatat e ndryshme donatore për procesin e kthimit.

Bedri Sadiku ka thënë se Komuna e Mitrovicës gjithnjë ka qenë në mbështetje të familjeve që duan të kthehen në pronat e tyre dhe për këtë komuna ka ofruar mbështetje konkrete, në ndërtimin e shtëpive për komunitetin RAE  dhe ndihma të tjera.

Ndërkaq, sa u  përket familjeve shqiptare që nuk po kthehen në veri, ai tha se kjo është si pasojë e pengesave në ndërtime në atë pjesë, përkundër përpjekjeve maksimale të organeve komunale dhe atyre qendrore.

Ishte vlerësim i përbashkët i diskutuesve se të drejtë kthimi në pronat e tyre kanë të

gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, pra edhe për familjet rome në lagjet dhe pronat ku kanë jetuar më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …