Në Dobidol, u përkujtua dëshmori Mark Sopjani, i rënë me 4 shtator 1998

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl latifi me bashkëpunëtor, në fshatin Dejnë ka nderuar kujtimin për dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë me 4 shtator 1998. Në një postim të tij në facebook kryetari Latifi ka thënë: U bënë 22 vjet ku në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, predhat e artilerisë serbe goditën për vdekje: Leonora Bytyçin e cila ra bashkë me të vëllaun dëshmorin Arben Bytyçin, po ashtu, u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi dhe fëmiu 15 muajsh Driton Hoti. Në Liskofc plagosën rëndë e lehtë, edhe 52 vetë. Dejni ia fali luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi dhe Qemajl Bytyçi, si dhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti. Sot dhe përherë i përkulemi me përkushtim veprës së dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri! Ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …