Në Drenas është formuar edhe një Iniciativë Qytetare. Në një prononcim për KosovaPress, Idiz Hajdari iniciues i kësaj nisme ka thënë se Iniciativa Qytetare Zgjimi ka për qëllim kthimin e demokracisë së ngulfatur dhe të pritur që 17 vite në Drenas. Ndër të tjera ai ka thënë së kryesia qendrore e PDK-së nuk po e lejon zhvillimin e demokracisë në këtë komunë. Sipas tij, kjo Iniciativë do të jetë premtuese e demokracisë dhe zëri i arsyeshëm i qytetarëve. Menjëherë pas themelimit kjo Iniciativë ka marrë urimin e parë nga Elmi Thaçi kryetari i AKR-së, në degën e Drenasit. Ndërkohë javë më parë këtu është formuar edhe një Iniciativë tjetër më emrin, Qëndresa e cila po ashtu rrjedh nga nëndegët e pakënaqura të PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …