leoni

Në Durrës u përkujtua 111-vjetori i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë, më 26 Nëntor të vitit 1912

Në Durrës u përkujtua 111-vjetori i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë, më 26 Nëntor të vitit 1912

Në përkujtim të kësaj dite të rëndësishme që parapriu çlirimit kombëtar, bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni solemne, ku ka marrë pjesë edhe  kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryebashkiakja Emiriana Sako. Jemi të nderuar të përsërisim sot, 111 vjet më pas, me solemnitet dhe përgjegjësi, aktin historik që kreu kryetari i parë i bashkisë së Durrësit, Hafiz Ali Podgorica tha Sako në fjalën hapëse, ndërsa presidenti Begaj e cilësoi Durrësin qyteti i parë i rilindjes sonë. Ai shprehu mirënjohje për sakrificat që durrsakët kanë bërë gjithmonë për të mirën e vendit dhe mençurinë që kanë treguar, duke kapërcyer çdo ndasi për interesin kombëtar. Do t’u jemi gjithmonë mirënjohës qytetarëve të trevës së Durrësit, atdhetarë kurajozë në përpjekjet sfiduese për hapjen e shkollave shqipe dhe ruajtjen e gjuhës, veprimtarë të çështjes kombëtare me angazhimin e tyre si pjesë e lëvizjes mbarëkombëtare për liri e pavarësi, saktësoi, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …