Në dy raste të ndara arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë. 

Në rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë të cilën e ngiste i dyshuari B. S., i lindur në vitin  1990, shtetas i Republikës së Kosovës, në posedim të të cilit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë (8) copë fishekë.

Në rastin e dytë, pasi që në një aheng familjar në fshatin Rashkoc-Gjakovë ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari H. R., i lindur në vitin  1986, shtetas i Republikës së Kosovës i cili zyrtarëve policorë ju kishte dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me një karikator të cilën e kishte në posedim të paautorizuar. 

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent me vendimin e të cilit armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Gjakovë, 13 prill 2023 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …