Në dyvjetorin e shenjtërimit të katedrales ”Nënë Tereza” dhe 22-vjetorit të vdekjes së saj, është mbajtur mesha solemne e festës për Shën Nënë Terezën. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, tha se Nënë Tereza është shembulli më i mirë i jetesës, edukimit dhe shërbimit. Sipas tij, ajo ka qenë shembulli më i mirë i praktikimit të atyre që janë të shkruara në librin e shenjtë. Derisa vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, Dodë Gjergji pati një porosi për gjithë përfaqësuesit që garojnë në këto zgjedhje. “Në këto ditë, kur qytetarët e vendit tonë kanë mundësi të ri-vendosin për fatin e tyre nëpërmjet zgjedhjeve, nuk është e tepërt që t’i ftojmë të gjithë politikanët tanë të garojnë në këtë garë me ndershmëri, dhe t’i përmbahen rregullave të dashurisë, nëse duan vërtet që të na qeverisin nesër. Dhe të nxisin ose të bashkë-ndërtojnë me ne, me shpresën për një të mirë të përbashkët për të gjithë ne”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …