Një ditë para fillimit të festivalit Hasi jehon kryetari i ShKA “Malësori”, (organizatore e festivalit) Haziz Hodaj ka bërë bublik programin e tri netëve të edicionit të 28 të Festivalit “Hasi jehon” i cili këtë vit mbahet me 4, 5 dhe 6 maj në fshatin Gjonaj të Hasit. Jemi në prag të fillimit të festivalit “Hasi jehon”, për dallim nga vitet tjera, që fillonte me 2 maj, këtë vit fillon me katër maj, të enjten” njoftoi Hodaj.
Sipas Hodajt pjesëmarrja këtë vit do të jetë edhe më e zgjeruar se vitet e kaluara. Marrin pjesë Shoqëritë Kulturore Artistike që e kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare. “Festivali Hasi jehon është një ngjarje tashmë e vlerësuar nga ekspertët dhe nga njerëzit e fushës po edhe nga artdashësit” tha Hodaj i cili më tej shpalosi programin e tri netëve të festivalit duke njoftuar se do të ketë pjesëmarrje nga Shqipëria, nga pjesa shqiptare e Malit të zi dhe Maqedonia, ndërsa numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Kosova. Gjithashtu si edhe në vitet tjera programet më të kompletuara nderohen me çmimet tradicionale. Këtë vit në juri do të jenë: Dilaver Kryesiu, Sami Piraj dhe Hysen Dida
Programi i natës së parë:
- ShKA “Malësori”, Gjonaj (Hapja solemne)
- Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)
- ShSh “Dardania” – Boras (Suedi)
- ShKA “Kqira” – Pukë
- ShKA “Bajram Curri” – Krushë e Madhe
- ShKA “Bresana” – Bresanë
- ShKA “Shote Galica” – Drenas
Nata e dytë:
- ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë
- Qendra Kulturore “Besa” – Kavajë”
- ShKA “Rexho Mulliqi” – Preshevë
- ShKA Salih e Feriz Krasniqi – Malishëve
- ShKA “Jonuz Ramadani” – Smirë (Viti)
- ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë
Nata e tretë:
1.ShKA “Rapsha” – Drumë (Tuzë)
2.ShKA “Katarina Josipi” – Zym
- Ansambli “Prishtina” -. Prishtinë
- AF “Mati” – Burrel (Mat)
- Ansambli “Rugova” – Pejë
- ShKA “Malësori” – Gjonaj (Mbyllja e Festivalit)