Që nga ora 9:00 në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë filluar të mbahen provimet pranues për studentë të rinj.
Në këtë konkurs kanë aplikuar rreth1200 maturantë për katër fakultet me gjithsej shtatë programe studimi.
Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e dytë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2017-2018 do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Ndërsa , provimi pranues për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik do të mbahet nesër, më 16.09.2017.
Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2017 në ueb faqen zyrtare të Universitetit, www.uni-gjilan.net
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.