Sot në Fakultetin e Mjekësisë është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të studentit të këtij fakulteti, Astritit Deharit, i cili u humbi jetën të shtunën e kaluar në burgun e Prizrenit ku po qëndronte në paraburgim. Në prani të familjes Dehari dhe stafit akademik, kolegët dhe shokët e kanë kujtuar Astritin. Pas mbajtjes së një minutë heshtje për të nderuar Astritin, fjalën e mori dekanja e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu. “Ata që e njohën Astritin kërkojmë ta kujtojnë dhe lartësojnë personalitetin e tij, si një njeri i dashur për të gjithë dhe student i dalluar. Dhe ata të cilët nuk e njohën personalisht Astritin kërkojmë që të na respektojnë dhimbjen dhe të na mbështesin. Astriti do të mbetet udhërrëfyes dhe shembull për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Manxhuka-Kërliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …