Në Ferizaj, Asambleja e Fëmijëve shënon 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Një aktivitet i veçantë u organizua sot nga Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, në shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ishin dhjetëra kartolina të përgatitura nga nxënësit që u shpërndanë mesditën e sotme në sheshin e qytetit të Ferizajt. Julinda Pira, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, fillimisht falënderoi Drejtorinë e Arsimit, koordinatoren nga kjo drejtori, Elesë Nebihun për mbështetjen në këtë aktivitet, duke shtuar se përmes angazhimit të tyre, po synojnë që të përçojnë respektin për zonjat e qytetit, duke ua dhuruar kartolinat e punuar nga vet ata me mesazhe të ndryshme. Kjo ngjarje është aktiviteti i parë për këtë vit nga Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, e që synon të shndërrohet në aktivitet tradicional, natyrshëm, duke shtuar edhe llojllojshmërinë e aktiviteteve të tjera vetëdijësuese në dobi të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …