Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini dhe Anëtari i Kuvendit Komunal të Ferizajt Elbasan Osmani, pritën në takim përfaqësuesit e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë – UNDP, Marta K. Gazideda – Zëvendës Koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe Enisa Serhati – Menaxhere e programit “Rritja Gjithëpërfshirëse dhe Rezistenca Klimatike”. Në takim u diskutuan tema të ndryshme rreth ideve dhe projekteve, po ashtu mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen. Theks i veçantë u vu në lëmin e çështjeve sociale, me ç’rast Emini njoftoi që posedojmë projekte të shumta të cilat bashkërisht mund të ecim përpara. UNDP dhe Komuna e Ferizajt do të akordohen edhe me partner të tjerë të mundshëm, në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Ferizajt.