Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim, bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, Rozafa Ukimeraj, Vjendita Avdiu Musliu, Visar Zekaj, Driton Hoxha. Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku pjesë e kësaj kontrate tashmë është edhe Komuna e Ferizajt. Në këtë takim janë prezantuar edhe të gjetura të shumta, për mos pjesëmarrjen e qytetarëve në këto takimet publike që organizohen nga komuna. Me këtë rast nënkryetari Lulzim Aliu, është shprehur tejet mirënjohës, për angazhimin e USAID-it në këtë projekt të një rëndësie shumë të madhe sa i përket proceseve vendimmarrëse të komunës. Në fund të këtij takimi është diskutuar në lidhje edhe me një punëtori e cila pritet të mbahet gjatë muajit janar me zyrtarë komunal, por edhe qytetarë.