Në Ferizaj diskutohet Plani i Integritetit 2023-2027

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt është mbajtur konsultimi publik për Planin  e Integritetit 2023-2027. Në hapjen e këtij konsultimi publik e bëri nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, ka thënë se në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe “Strategjinë Shtetërore Kundër Korrupsionit”, obligohen të gjitha institucionet të zhvillojnë dhe miratojnë planet e integritetit. “Komuna e Ferizajt, ka hartuar  Planin e Integritetit për periudhën 2023 -2027. Plani i integritetit është një mjet për vendosjen dhe verifikimin e integritetit të Komunës dhe është një proces i dokumentuar për të vlerësuar nivelin e cenueshmërisë së Komunës dhe ekspozimin e tyre ndaj praktikave jo etike dhe të korrupsionit. Plani është dokument operativ, që ofron masa të mbështetura tek rreziku për të arritur objektivat e integritetit të Komunës”, ka thënë Nënkryetari Aliu. Në këtë konsultim publik morën pjesë edhe grupi i grave të asamblesë komunale, zyrtarë komunal si dhe i gjithë grupi punës i kësaj strategjie. Ata janë shprehur se kanë punuar me muaj të tërë në hartimin e një dokumenti të tillë i cili është shumë i rëndësishëm për Komunën e Ferizajt. Ndihmë në madhe në hartimin e këtij dokumenti ka dhënë edhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …