Sot në Ferizaj do të mbahet një protestë gjithë-popullore me moton “Liri për çlirimtarin”, në mbështetje të bashkëluftëtarit nga Ferizaj, Blerim Ramadani, i cili është arrestuar javën e kaluar nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, dega në Ferizaj, do të nis në orën 18:0-0 dhe do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, në Ferizaj. Blerim Ramadanit i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup. Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …