Në Ferizaj është mbajtur festivali për fëmijë “A-Mol”

Këtë të shtunë në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, është mbajtur festivali për fëmijë “A-Mol”. Në këtë festival me këngët e tyre janë paraqitur shumë fëmijë, ndërkaq pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani. “Ditët e Mërgatës”, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës se nesërme ku do të ketë hiking me grupet e ndryshme bjeshkatare me ç’rast do të vizitohet Jezerci, po ashtu do të ketë edhe aktivitete kulturo-artistike për mërgimtarët “Bjeshkët e Jezercit”, ndërsa në fshatin Mirosale do te realizohet aktiviteti “Tingujt e zemrës”, edhe ky program ju dedikohet mërgatës.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …