Në Ferizaj është mbajtur një takim në kuadër të projektit “Gruaja,Paqja dhe Siguria”

Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në partneritet me Komunën e Ferizajt, gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim në kuadër të projektit “Gruaja, Paqja dhe Siguria”. Në këtë takim kanë marrë pjesë akterë  të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues të Komunës së Ferizajt, gra nga komuniteti, përfaqësues të policisë së Kosovës, përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale dhe sociologë. Nga ky takim u tha se prioritet duhet ti kushtohet trajtimit të rasteve të dhunës në familje, nxitjes së bashkëpunimit me institucionet vendore dhe theksimit të nevojës për bashkëpunim ndërinstitucional dhe mbështetje financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …