Në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është mbajtur turnir në volejboll për mërgimtaret, ndërkaq ky turnir është mbajtur në të dyja gjinitë. Të pranishmit në këtë turnir i ka përshëndetur drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murtai-Shabani me ç‘rast i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”.