Në Ferizaj hapet ekspozita e pirografit Xhemil Ismani

Aktivitete për shënimin e 17 shkurtit-Ditës së pavarësisë, kanë filluar në komunën e Ferizajt nga dita e sotme me hapjen e një ekspozitës personale të pirografit ferizajas Xhemil Ismani. Në hapjen e kësaj ekspozite ka marrë pjesë edhe shefi i Kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi, i cili e ka vlerësuar lartë këtë ekspozitë,  e cila është e para e këtij lloji në qytetin e Ferizajt. E nga ana tjetër drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, është shprehur se punimet e artistit ferizajas Xhemil Ismanit , janë shpërndarë brenda dhe jashtë vendit, përmes dhuratave që janë ndarë gjithandej për mysafirët që ka pasur qyteti ynë. Ajo tutje ka shtuar se punimet e Ismanit, janë  përdorur edhe në shumë festivali të qytetit të Ferizajt. Ndërsa gazetari ferizajas Afrim Demiri, është shprehur se kjo ekspozitë po bëhet në përvjetorin e 15 të pavarësisë së Kosovës, dhuratë kjo ndër më të mirat për këtë festë të Kosovës. Ai tutje ka shpalosur edhe një biografi të shkurtër të artistit Ismani, ku ka theksuar faktin se mjeshtërinë e tij e filloi në burg,  i cili ishte i akuzuar për veprimtari ilegale. Ndërsa artisti Xhemil Ismani, në mes emocioneve të tij, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ekspozitë, përderisa ka theksuar se ekspozite të këtij lloji do të ketë edhe në të ardhmen. Në këtë ekspozite janë të ekspozuara mbi 30 punime, ndërsa ekspozite do të jetë e hapur deri me datën 22 shkurt.

Mund të jetë një imazh i skulpturë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …