Në Ferizaj lansohet fushata ndërgjegjësuese “Punësimi është e drejtë jo privilegj”

Këtë të premte në Ferizaj nga “Handikos”, është bërë lansimi i fushatës ndërgjegjësuese “Punësimi është e drejte, jo privilegj”, ku aktiviteti kryesor kishte përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në punë praktike në Komunën e Ferizajt, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Mirëseardhje këtyre personave ju dëshiroi Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorët e drejtorive komunale. Me këtë rast Nënkryetari Aliu, ka thënë se nuk është aspak i kënaqur me trajtimin e kësaj kategorie. “Ne kemi me bë të pamundurën që këta me u ndje të socializuar e të barabartë  dhe përkrahjen tonë gjithmonë do ta kenë. Kjo është një simbolikë e vogël, sepse unë mendoj që kjo dukuri duhet të trajtohet më shumë me ligj edhe me përkrahje edhe nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Aliu. Në kuadër të kësaj fushate personat me aftësi të kufizuara gjatë ditës janë angazhuar në punë praktike nga ora (10:00 – 12:00) nëpër Drejtoritë e Komunës se Ferizajt.

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …