Në Ferizaj mbahet marshi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe kundër punës së detyruar të tyre

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe drejtorë të drejtorive komunale kanë marr pjesë në një aktivitet vetëdijësues, marshin për të drejtat e fëmijëve dhe kundër punës së detyruar të fëmijëve, organizuar nga “Caritas Kosova”, “Terre Des Hommes” – misioni në Kosovë si dhe shoqata e grupe të tjera sociale. Duke theksuar angazhimin e qeverisjes lokale në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, tha se institucioni i Kuvendit ashtu edhe Kryetari i Komunës, ka në agjendën e punës së institucioneve që drejtojnë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ky aktivitet u organizuar në kuadër të muajit të diversitetit kulturor, përkatësisht Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ditës ndërkombëtare kundër punës së detyruar ndaj fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …