Në Ferizaj mbahet Olimpiada e Gjuhës Shqipe në nivel komunal. 120 nxënës të klasës 9, të përzgjedhur nga shkollat e Ferizajt, morën pjesë në Olimpiadën mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe e cila u mbajt në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Për mbarëvajtjen e garës, u përgjegjën anëtarët e komisionit dhe zyrtarët komunal të arsimit. 5 nxënës që tregojnë rezultate më të larta, do ta përfaqsojnë komunën e Ferizajt në garën republikane.