Në Ferizaj mbillen 300 lule për fillimin e pranverës

Komuna e Ferizajt e shënoi sot fillimin e stinës së pranverës duke mbjellë 300 lule vjollce në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

Kryetari, nënkryetari dhe zyrtarë të lartë të ekzekutivit komunal, mbollën nga një lule, në shenjë porosie për një mjedis më të bukur e më të pastër.

Kreu i Komunës, Muharrem Svarqa, tha se përmes luleve, duam t’i sensibilizojmë qytetarët e Ferizajt që të jenë më të kujdesshëm ndaj mjedisit jetësor. Ai paralajmëroi se gjatë muajve në vijim do të ketë aktivitete të shtuara mjedisore, duke shtuar se Komuna e Ferizajt ka gjasa të mira të përfitojë projekte nga organizata ndërkombëtare për hapësira të gjelbra.

Kryetari Svarqa tha se ende nuk mund të jemi të kënaqur me higjienën publike, por niveli më i lartë i pastërtisë nuk mund të arrihet pa vetëdijesimin e qytetarëve, prandaj për këtë gjë do të ndërmerren fushata sensibilizuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …