Në Ferizaj me 30 qershor fillon Faza e Dyte ( Dezinsektimi Hapsinorë)

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se me datë 30.06.2022 në ora 19:30 fillon faza e dyte e projektit “Dezinsektimi hapsinorë (eleminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt.

Më 30.06.2022 nga ora 19:30 dezinsektimi hapësinore do të kryhet në të gjithë qytetin, duke u nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, rrugët: “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli “, Tregu i Gjelbert deri në Fshati Nikadin, për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezrit Gërvalla”, “Kadri Zeka“, “Driton Islami“, ”Reçaku” deri në magjistrale.

Më 31.06.2022 nga ora 19:30 dezinsektimi hapësinore do të kryhet në fshatrat: Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme , Doganaj , Jezerc , Neredime , Manastirc , Balaj , Zaskok , Pleshinë , Gurëz , Komogllavë, Fshati i vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë, Papaz.

Më 01.07.2022 nga ora 19:30 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Cërnille, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak, Kosinë.

Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …