Në Ferizaj me ligjërata nga psikologë të mirënjohur, shënohet Dita e Shëndetit Mendor

Në vigjilje të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, një grup psikologësh ferizajas të prirë nga psikologet Gyltene Dërguti dhe Adelina Rexhepi Braha, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, përkatësisht Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mbajtën sesion me ligjërata nga emra të mirënjohur nga fusha e psikologjisë, ngjarje që u zhvillua me moton “Duke mbrojtur shëndetin mendor të punëtorëve të shëndetit mendor, mbrojmë shëndetin mendor të popullatës”.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini. Nënkryetari Aliu dhe drejtori Emini, çmuan lartë kontributin e punonjësve të shëndetit mendor në mbrojtje të shëndetit të popullsisë, gjersa theksuan se ngjarje si kjo që po organizohet për herë të parë në Ferizaj, duhet të zhvillohen vazhdueshëm, për të vetëdijësuar gjerësisht këtë temë për shoqërinë.

Psikologët Gyltene Dërguti, Adelina Rexhepi Braha, Fitim Uka, Burim Meta, Besiana Qiraxhiu, Arbër Zeka, Afërdita Goçi, Besarta Shatri, Lindita Arifi Jusufi, Egzona Gashi u paraqiten me prezantimet e tyre duke njoftuar e përditësuar zhvillimet më të reja shkencore nga kjo fushë.

Kjo ngjarje që u mbështet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mëton të jetë tradicionale, në shërbim të promovimit të punës e vetëdijësimit të gjerë shoqëror për shëndetin mendor.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …