Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, me bashkëpunëtor në Ditën e të Pagjeturve të Komunës së Ferizajt, kanë përuruar obeliskun në qendër të qytetit, shpalosjen e së cilës e bënë bashkë me familjarët e të pagjeturve, kryetarin e Këshillit Koordinues për të Pagjeturit, Ahmet Grajqevci, deputetin Elmi Reçica dhe kryetarin e Shoqatës të të Pagjeturve në Ferizaj “Yjet e Zemrës”, Sali Muhaxheri. Kryetari Aliu me këtë rast ka thënë se, të pagjeturit janë plaga jonë e lirisë. Lufta për çlirim e sot liria, kanë vulën e sakrificës së Dëshmorëve të Kombit, martirëve të rënë për lirinë, të pagjeturve dhe shumë e shumë veprimtarëve e patriotëve që se ndalen kurrë angazhimin për lirinë e vendit.
Lavdi e përjetshme e qoftë i paharrueshëm kujtimi i tyre! Tha kryetari Aliu.